“Rruga e kombit”

Basha: Një nga vendimet e para kur të jem kryeministër – heqja e taksës në rrugën e kombit

Lulzim Basha pas takimit me Avdullah Hotin është pyetur për taksën në rrugën e kombit. Ka thënë se do ta heqë menjëherë, posa të bëhet kryeministër.

Basha: Një nga vendimet e para kur të jem kryeministër – heqja e taksës në rrugën e kombit

Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike në Shqipëri, ka thënë se një nga vendimet e para të qeverisë së udhëhequr nga ai – kur të vije në pushtet – do të jetë heqja e taksës rrugore në rrugën e kombit, njofton Insajderi.

Këto komente Basha i ka bërë në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Tiranë – të paren prejse është bërë kryeministër.

“E përsërisë, heqja e taksës rrugës kombit do të jetë një nga vendimet e para të Qeverisë sime”, ka thënë Basha, duke shtuar se “me secilin turist që kam biseduar këto kohë ka qenë nga Kosova”.

Basha ka thurur lavde për kryeministrin Hoti, duke i dhënë epitete të shumta.

“Kosova ka në drejtim politikanë të zotë. Janë kalitur me sfidat e panumërta të luftës çlirimtare të Kosovës dhe janë pajisur me dijet, mendimin, moralin dhe mendësinë e institucioneve më të mira të perëndimit. Mishërim i të cilave është edhe kryeministri Hoti”./Insajderi.com