Kreu opozitar në Shqipëri, Lulzim Basha, ka deklaruar se shqiptarët nuk mund të heshtin ndaj mungesës së dënimit për ata që kryen krime në Kosovë.
“Ne nuk mund të heshtim apo të qëndrojmë duarkryq ndaj pandëshkueshmërinë së personave përgjegjës për krimet çnjerëzore të bëra ndaj shqiptarëve, gjatë regjimit të Millosheviçit”, tha Basha.
Po ashtu ai tha se duhet t’i jepet fund përpjekjeve të shtetit serb për të rishkruar historinë.
“Të gjithë së bashku, duhet t’i japim fund tentativave të Serbisë për të rishkruar historinë, për të fshehur të vërtetën tonë historike e për të njollosur luftën e lavdishme çlirimtare të Kosovës”. /Insajderi.com