Sot nga ora 12:00, Partia Demokratike ka organizuar një protestë pranë kryeministrisë në Shqipëri, në të cilën në Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, janë mbledhur mijëra protestues kundër Qeverisë së Edi Ramas.
Me moton #Ngrihemibashke, protestës së opozitës është duke i prirë Lulzim Basha i cili është edhe Kryetari i Partisë Demokratike.
“Do bëjmë zgjedhje të lira ose zgjedhje nuk do të ketë. Rrugë të mesme nuk ka. Rrugë tjetër nuk ka. Zgjedhje të njollosura nuk do t’i pranojmë”, ka thënë gjatë fjalimit të tij Lulzim Basha.
Mediet në Shqipëri raportojnë se më shumë se një mijë forca policie janë angazhuar për të garantuar mbarëvajtjen e protestës.
Protestuesit mbajnë në duar pankarta kundër rilindjes por dhe tre dordolecë me figurën e kryeministrit Edi Rama, ministri i Brendshme Saimir Tahiri dhe ministrin Ilir Beqaj, dy ministrat më të përfolur për korrupsion, raporton OraNews.
Partia Demokratike ka kërkuar të protestoj pa kufizim kohor ndërkohë policia ka dhënë leje vetëm për 4 orë. /Insajderi.com