Basha pas takimit me Hoxhajn: I gatshëm për bashkëpunim më të thellë mes dy vendeve

Basha pas takimit me Hoxhajn: I gatshëm për bashkëpunim më të thellë mes dy vendeve

Lideri i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha, është shprehur se Kosova do të ketë vullnetin dhe gatishmërinë e Partisë Demokratike për një bashkëpunim më të thellë mes dy vendeve.

Kështu deklaroi ai pas një takimi të zhvilluar me kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, duke shtuar se PD i mbështet fort aspiratat dhe objektivat e Kosovës.

“Diplomacia shqiptare duhet të jetë në dispozicion dhe mbështetje të Kosovës. Kam garantuar se unë dhe PD, sot dhe pas 25 prillit do të japim mbështetje totale për Kosovën. Folëm për sfidën e përballjes me Gjykatën Speciale. Një proces që nuk mund të kthehet si gjykim ndaj luftëtarëve”, tha Basha, shkruan Lapsi.al, transmeton Insajderi.

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe sekretari Uran Ismaili, kanë nisur një vizitë sot në Tiranë, ku do të pritet në takime të veçanta nga krerët e shtetit. /Insajderi.com