Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar pasi Lidhja Demokratike e shpalli kandidat për kryeministër Avdullah Hotin, njofton Insajderi.
Me këtë rast Basha ka ironizuar me LDK-në duke e falënderuar “që e dëgjuan zërin e opozitës”.
Në llogarinë e tij në Facebook, deputeti i VV-së ka shkruar:
“More këta qenkan konstruktiv, po ngojkan. E falenderoj LDK-në që e dëgjuan zërin e opozitës. Me iu pas mësu nuk kishi ditë kaq mirë! Një falenderim i veçantë shkon për Isa Mustafën #QeveriaKurti2 ”.
Pas mbledhjes se mbajtur të kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ky subjekt ka vendosur që kandidati i tyre për kryeministër të jetë Avdullah Hoti.
Hoti do të ketë kundërkandidat Enver Hoxhajn e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe sipas të gjitha gjasave edhe Albin Kurtin e VV’së, kandidaturë të cilën Vetëvendosja ende nuk e ka shpallur zyrtarisht./Insajderi.com