Basha për dorëheqjen e Haradinajt: Askush nuk e përdhos luftën e UÇK-së

Basha për dorëheqjen e Haradinajt: Askush nuk e përdhos luftën e UÇK-së

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, shkruan Insajderi.

Basha ka deklaruar se dorëheqja është një akt i një njeriu që vë atdheun mbi të gjitha.

“Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj është akti i një njeriu që vë atdheun mbi gjithçka. Ramushi i ka shërbyer gjithmonë me vetëmohim Kosovës, në ditë të mira dhe në ditë të këqija. Ramush Haradinaj është Kosova – Kosova e lirë, Kosova e pavarur, Kosova europiane”, deklaroi Basha.

Kreu i PD-së ka thënë se askush dhe asgjë nuk e përdhos luftën çlirimtare të Kosovës.

“Askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë”, përfundoi Basha.

Haradinaj dha dorëheqje si kryeministër i Kosovës pasi është ftuar nga Gjykata Speciale.