Lideri Partisë Demokratike dhe i opozitës së bashkuar në Shqipëri, Lulzim Basha, në konferencën e mbajtur për shtyp së bashku me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, ka premtuar se si “kryeministër i ardhshëm” ndër vendimet e para të tij do të jetë largimi i taksës rrugore ndërmjet dy shteteve shqiptare.
Pas përfundimit të takimit ndërmjet tyre, përmes këtij adresimi për media, Basha përshëndeti rifillimin e dialogut me Serbinë, me qëllim siç tha njohjen reciproke.
Ndërsa, nikoqiri i takimit, kryeministri Avdullah Hotin tha se e ka njoftuar për pakon e rimëkëmbjes, gjendjen me pandeminë dhe dialogun me Serbinë.