Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka kritikuar Qeverinë Hoti për menaxhim jo të duhur me pandeminë e Coronavirusit, duke i shkaktuar kështu sipas tij, dëme edhe ekonomisë së vendit, njofton Insajderi
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kufizimi aktual i orarit deri në 18:00 po shkakton nguti e tollovi, andaj sipas tij do të ishte adekuate që orari i lëvizjes të zgjatet deri në orën 21:00.
Basha mw pas i’u ka thënë troç, “i’u ka dal dore situata edhe për pandeminë edhe për ekonominë”.
Kufizimi i orarit deri në ora 18:00 vetëm çka po shkakton nguti e tollovi, sepse secili po mundohet me u taku për një kafe ose të kryejë obligime brenda këtyre 2/3 orëve. Parës kam mbet 30 minuta në 500 m, pra po shkakton super-tollovi edhe në rrugë edhe nëpër kafiteri/restorante, dhe njëkohësisht po krijon edhe më shumë vatra të infeksionit”.
Tutje Basha ka thënë se ”duke mos lënë anash dëmin ekonomik. Janë duke e bankrotuar edhe sektorin privat edhe shtetin”.
“Krejt çka kërkohet është që orari të shtyhet së paku deri 21:00 dhe të respektohen masat nga të gjithë”, ka vazhduar Basha.
Në fund deputeti i LVV-së ka thënë se, “haberin s’e ka çka po bën qeveria, dhe me këtë (mos)menaxhim vetëm çka po i rrit vatrat e infektimit dhe po e çon n’kolaps vendin duke falimentuar edhe shtetin edhe sektorin privat!”./Insajderi.com