Basha uron Kurtin: I bindur që partia fituese do të punojë në të mirë të qytetarëve të Kosovës

Basha uron Kurtin: I bindur që partia fituese do të punojë në të mirë të qytetarëve të Kosovës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe ushtruesen e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanin, për zgjedhjet e përkohshme parlamentare, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha ka thënë se partitë e tjera do të arrijnë t’i adresojnë dhe zgjidhin ato në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

“Urime VV, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren e zgjedhjeve. Kosova ka sfida të mëdha përpara. Jam i bindur se partia fituese e zgjedhjeve dhe partitë e tjera do të arrijnë t’i adresojnë dhe zgjidhin ato në të mirë të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Basha.

Ai më tej ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me qeverinë e re të Kosovës.

“Do të jem i lumtur të bashkëpunoj ngushtësisht me qeverinë e re të Kosovës, si sa i përket proceseve të integrimit euroatlantik dhe vijimit të njohjeve ndërkombëtare, ashtu dhe për zhvillimin ekonomik të të dy vendeve tona”.

“Përgëzime nga zemra qytetarëve të Kosovës, institucioneve dhe partive politike për një proces zgjedhor shembullor me standarte europiane, model demokracie për mbarë rajonin”, shkroi Basha. /Insajderi.com