Basha viziton varrin e ish-presidentit Rugova

Kreu i PD-së së Shqipërisë, Lulzim Basha ka vizituar varrin e ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

Basha viziton varrin e ish-presidentit Rugova

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Kosovë, kreu i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha ka vizituar varrin e ish-presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

I shoqëruar nga bashkëpartiakët e tij, kreu opozitar në Shqipëri vendosi kurora lulesh pranë vendit ku prehet ish-presidenti Rugova.

Pas kësaj vizite, Basha nuk është prononcuar për media. /Insajderi.com/