
Nuk ka mbetur shumë kohë prej kur pritet të fillojë mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në Tiranë, njofton Insajderi.
Siç ka bërë të ditur me anë të një fotografie të publikuar, zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimi, njëherësh edhe koordinatore e këtyre mbledhjeve, këtij takimi i është vendosur një slogan.
“Bashkë pa kufi, në një rajon pa kufi”, shihet të jetë shkruar në mesin e tryezës ku do të ulen përfaqësuesit e dy Qeverive. /Insajderi.com
#bashkëpakufi 🇽🇰 🤝 🇦🇱
Posted by Albulena Balaj Halimaj on Friday, October 2, 2020