Bashkë për reformimin e legjislacionit

Bashkë për reformimin e legjislacionit

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka pritur sot në takim shefin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu me të cilin ka diskutuar për agjendat e përbashkëta në lëmin e sundimit të ligjit, me theks të veçantë reformimin e legjislacionit në funksion të shtetit ligjor.

“Ju keni dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin e vendit tonë si ambasador, ndërsa sot, si shef i OSBE-së, po jepni përkrahje të pakursyer sundimit të ligjit, në demokratizim, gjyqësor dhe legjislacion në funksion të shtetit ligjor”, ka thënë ministrja Hoxha.

Ajo theksoi nevojën e mëtejme për mbështetje nga OSBE-ja gjatë procesit të vlerësimit gjithëpërfshirës të sistemit të drejtësisë.

Kurse shefin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, ofroi përkrahje dhe angazhim në realizimin e projekteve nga OSBE-ja në lëmin e drejtësisë, duke përfshirë Institutin Gjyqësor të Kosovës, Avokatin e Popullit, monitorimin e gjyqësorit, demokratizimin e institucioneve të pavarura, pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe fushat tjera që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit./Insajderi.com