“Bashkëpunëtor i Vuçiqit dhe shitës i Kosovës”, Mustafa thotë se Thaçi nuk e meriton këtë epitet

“Bashkëpunëtor i Vuçiqit dhe shitës i Kosovës”, Mustafa thotë se Thaçi nuk e meriton këtë epitet

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar për konfliktin verbal mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berishës.

Mustafa ka shkruar se sulmet mes dy të lartëpërmendurve nuk nxjerrin një të vërtetë dhe kështu, i konsideron të dëmshme e të panevojshme.

Ai ka thënë se po ta cilësonte Thaçin si bashkëpunëtor të Vuçiqit, do të merrte duartrokitje nga një pjesë e njerëzve në Kosovë mirëpo, sipas tij, Thaçi nuk e meriton këtë epitet.

“ Unë nuk e kam njohur si të tillë, prandaj nuk mund ti them, veç se e do pazari. Nuk jemi në Pazar të plaçkave, por në një moment shumë delikat që po kalon vendi ynë. Kështu që cilësimet nuk janë çështje personale, por ato u adresohen institucioneve që përfaqësojnë individët”, ka shkruar Mustafa.

“Duhet të mendohesh mirë e ti thuash ish Presidentit të Shqipërisë dhe ish Kryeministrit, Sali Berisha se ishte bashkëpunëtor i Serbisë dhe i Millosheviçit. Askush nuk të beson dhe në këtë askush merr pjesë edhe vet Presidenti Thaçi”, thotë tutje lideri i LDK-së.

Musta ka fjalë të mirë për ish-presidentin Berisha. Ai tregon për ndihmën që Berisha i ka bërë Kosovës në vitet e luftës.

“z. Sali Berisha, si President dhe Kryeministër i Shqipërisë ka bërë të mundurën e të pamundurën për ta ndihmuar dhe përkrahur Kosovën. Në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, sa isha ministër i Qeverisë Bukoshi, në ekzil, për Kosovën ka qenë e hapur çdo derë e Qeverisë dhe Presidencës shqiptare me Sali Berishën; ka qenë në dispozicion tonin e tërë diploacia shqiptare, ministër, ambasadë e ambasador. Kjo ka vazhduar edhe pas luftës. Prandaj Sali Berisha ka qenë, është dhe mbetet një monument i pavarësisë së Kosovës”, shkruan më tutje Mustafa.

Mustafa ka shkruar se po ta cilësonte Thaçin si bashkëpunëtor të Vuçiqit dhe si person që po e ndanë Kosovën, do të fitonte duartrokitje nga një pjesë e njerëzve

“ Nuk jemi në Pazar të plaçkave, por në një moment shumë delikat që po kalon vendi ynë. Kështu që cilësimet nuk janë çështje personale, por ato u adresohen institucioneve që përfaqësojnë individët”, shkruan Mustafa.

Mustafa ka shkruar se ia ka thënë Presidentit Thaçi se çështja e korrigjimit të kufijve është e gabuar dhe e papranueshme. Sipas Mustafës, Thaçi duhet të korrigjohet.

“Kosova dhe Shqipëria duhet të respektohen në mënyrë të ndërsjell. Sa u përket punëve tona, ne i dimë ato më mirë sesa Shqipëria; dhe Shqipëria i di punët e veta më mirë sesa Kosova. Por ne kemi nevojë të ndihmojmë njëri tjetrin dhe të bashkëpunojmë mbi baza të barabarta dhe të respektit reciprok.

Jemi mjaftë të pjekur për të evituar cilësimet degraduese deri edhe me emra kafshësh. IM”