
Arben Krasniqi, Shef i Zyrës Ligjore në Komunën e Prizrenit ka postuar një foto me armë në rrjetin e tij social Instagram.
Në këtë foto të siguruar nga Gazeta Insajderi, Krasniqit shihet me një laptop dhe anash loptopit është arma e vendosur mbi një libër.
Krasniqi, i cili është bashkëpunëtor i Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në janar të këtij viti ishte arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Arrestimi i Krasniqit kishte ardhur pas kallëzimit penal që kishte bërë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ndaj tij dhe Shqipron Krasniqi.
Dega e AAK-së në Prizren kishte paraqitur kallëzim penal ndaj pesë zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, me pretendimin se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare me rastin e lejimit të këmbimit të një prone komunale me një pronë private në mënyrë të kundërligjshme. /Insajderi.com