Bashkëpunëtori i Kurtit godet LDK-në: Drejtuesit e saj dëshirojnë lidhje me PDK-në

Bashkëpunëtori i Kurtit godet LDK-në: Drejtuesit e saj dëshirojnë lidhje me PDK-në

Përfaqësuesi i VV-së në degën e saj në Tiranë, Elvis Hoxha, i cili është bashkëpunëtor i afërt i liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, ka thënë se drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës duan lidhje me Partinë Demokratike të Kosovës.

Hoxha, po ashtu ka thënë se në kërkesën e LDK-së për postin e presidentit ka gabime.

“Logjika e Isa Mustafës: – Ne po i japim besimin e kryeministrit të Kosovës, një gjë kaq e rëndësishme për Kosovën. Edhe Vetevendosja duhet të na japë besimin e presidentit, edhe pse nuk e japim emrin. Në këtë logjikë ka dy gabime, që janë të rendit të perversitetit. Po e them sërish, janë të rendit të perversitetit”, ka shkruar Hoxha.

I pari, sipas Hoxhës, është se “Albin Kurtin kryeministër nuk e ka bërë LDK-ja. Albin Kurti nuk po bëhet kryeministër prej negociatave me LDK-në. Albin Kurtit ia ka dhënë postin e kryeministrit votimi i përgjithshëm i popullit të Kosovës”.

Ndërsa gabimi i dytë, sipas tij, është se “emri i kryeministrit është Albin Kurti, pra është i hapur dhe jo sekret, ndërsa presidenti që kërkon LDK-ja nuk është as në listën e përcaktimeve të zgjedhjeve të 6 tetorit, dhe për më tepër emri mbahet sekret, pra një president surprizë”.

“Ky perversitet buron nga skizofrenia brenda LDK-së, ku drejtuesit e saj dëshirojnë lidhje me PDK-në, ndërsa baza me VV-në”, thotë Hoxha në një postim në Facebook.

Logjika e Isa Mustafës:- Ne po i japim besimin e kryeministrit të Kosovës, një gjë kaq e rëndësishme për Kosovën. Edhe…

Gepostet von Elvis Hoxha am Montag, 16. Dezember 2019