Për kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është shumë e rëndësishme që të ketë “heqje të barrierave dhe lëvizje të lirë në mes njerëzve të Ballkanin Perëndimor”.
Këto komente, Osmani i bëri gjatë takimit me sekretaren e përgjithshëm për bashkëpunim rajonal, Majlinda Bregu, njofton Insajderi.
Osmani përfshirjen e shteteve të Ballkanit Perëndimor në projekte të përbashkëta e cilëson si domosdoshmëri.
Ajo po ashtu, tha se është nevojë e rajonit që të përfshihet në Agjendën e Gjelbër.
Ndër tjerash u theksua rëndësia e përgjithshme e bashkëpunimit rajonal për rritjen e standardit jetësor të qytetarëve. /Insajderi.com