Bashkëshorti shqiptar vret me çekiç gruan e tij në prani të fëmijëve në Itali

Bashkëshorti shqiptar vret me çekiç gruan e tij në prani të fëmijëve në Itali

Një krim i rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në një familje emigrantësh shqiptarë në qytezën Pove del Grappa në provincën e Vincezas në Itali, trasmeton Insajderi.

Gëzim Alla, 51-vjeçar shqiptar ka vrarë me çekiç bashkëshorten e tij 39 vjeçe, Dorina Alla, i cili më pas ka telefonuar policinë, ku ka pranuar krimin dhe është dorëzuar në polici.

Çifti shqiptar kishte dy fëmijë të moshës 13 dhe 9 vjeç, të cilët në momentin e krimit ndodheshin në banesë.

Sipas policisë, ende nuk është zbardhur shkaku i vërtetë i krimit, por në hetimet e para motivet janë rrjedhë e një grindjeje mes bashkëshortëve që ka degjeneruar në një dhunë deri në vrasje, raporton Ora News.

Prej vitit 2017 familja shqiptare ishte transferuar në komunën Pove Del Grappa, ku autori i vrasjes punonte si murator.

Fqinjët rrëfejnë për mediat lokale se ishte një familje e qetë dhe e rezervuar, si dhe fëmijët e mitur për momentin janë marrë në kujdesje nga disa familjarë që jetojnë në Itali.