Bashkëshortja e bosit meksikan të drogës tani i burgosur Joaquín “El Chapo” Guzmán është arrestuar në SHBA nën dyshimin e trafikut të drogës, thonë autoritetet amerikane, shkruan BBC, transmeton Insajderi.
Emma Coronel Aispuro, 31 vjeçare, u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar Dulles jashtë Washington-it.
Ajo akuzohet për pjesëmarrje në një komplot për shpërndarjen e heroinës, kokainës, metamfetaminës dhe marihuanës.
Guzman aktualisht po vuan një dënim të përjetshëm në New York për trafik droge dhe pastrim parash.
63-vjeçari është një ish-kreu i kartelit Sinaloa, për të cilin zyrtarët thonë se ishte furnizuesi më i madh i drogës në SHBA.
Gjyqi i tij në vitin 2019 dëgjoi zbulime tronditëse për jetën e tij, nga trafikimi i drogësa dhe përdhunimi i vajzave të moshës 13 vjeçare deri te kryerja e vrasjeve gjakftohta të ish anëtarëve të kartelit dhe rivalëve. /Insajderi.com