
Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës ka njoftuar për vazhdimin e traditës së tubimit dhe therjes së kurbaneve për festën e Kurban Bajramit. Kurbanet e therur sipas BIK-ut do të shpërndahen për nevojat e nxënësve dhe besimtarëve që janë në gjendje të rëndë materiale.
BIK njofton se çmimi për një kurban do të jetë 120 euro.
Ky është njoftimi i plotë i BIK-ut:
Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, sikundër edhe viteve të mëparshme, edhe këtë vit vazhdon traditën e tubimit dhe therjes së kurbaneve për nevojat e nxënësve të Medresesë dhe besimtarëve tanë me gjendje të rëndë materiale.
Edhe këtë vit Kryesia ka vendos që çmimi për një kurban të jetë 120 euro ose kundërvlera e këtij çmimi. Luteni që porositë e të interesuarve të na i dërgoni në kohën optimale, kur dhe mundemi ta kryejmë në plotni amanetin tuaj.
Pagesën e porositësve të kurbaneve, Ju mund ta përcillni në adresë të përfituesit: