Bashkësia Islame e Kosovës mburret që Tërnava u fal në Qabe

Bashkësia Islame e Kosovës mburret që Tërnava u fal në Qabe

Bashkësia Islame e Kosovës ka postuar me krenari në web-faqen e saj lajmin për hyrjen në Qabe të kryetarit të BIK-ut, Naim Tërnavës.

BIK thotë se Tërnava mbrëmë është zgjedhur në mesin e 20 personaliteteve, nga 1200 gjithsej, për t’u falur brenda në Qabe.

“Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, mbrëmë është zgjedhur në mesin e 20 personaliteteve për t’u falur në brendësinë e Qabesë. Ai u përzgjodh në mesin e 1200 personaliteteve nga 127 shtete, të cilat po marrin pjesë në Konferencën e Ligës Botërore Islame”, shkruan BIK me mburrje në web-faqen e saj, duke publikuar edhe disa fotografi të Tërnavës me kualitet të dobët nga dalja e tij prej Qabes.


Sipas BIK-ut, kjo është hera e parë një myfti nga Kosova falet në brendësinë e Qabesë.

Myftiu Tërnava po qëndron në Meke me një pjesë të kabinetit të tij, të cilët po marrin pjesë në konferencën islame globale të organizuar nga RABITA me temën “Uniteti islam – rreziqet e etiketimit dhe përjashtimit”.