Bashkësia Islame gëzohet që FSK do të jetë në krahun e ushtrisë amerikane

Bashkësia Islame gëzohet që FSK do të jetë në krahun e ushtrisë amerikane

Bashkësia Islame e Kosovës ka përshëndetur dhe i është gëzuar dritës jeshile që Kuvendi i Kosovës dha të martën Forcave të Armatosura të Kosovës për pjesëmarrje në misione paqeruajtëse në krah të ushtrisë amerikane.

Këtë, BIK e konsideron “akt historik” për Kosovën dhe popullin e saj, njofton Insajderi.

“Rëndësia e këtij vendimi bëhet edhe më e veçantë për faktin se njësitë tona do të jenë në bashkërendim me partnerët tanë amerikan. Andaj, me këtë rast, e gjej të udhës që t’iu shpreh një falënderim të veçantë partnerit tonë strategjik, ShBA-ve, për besimin dhe vlerësimin që kanë treguar ndaj FSK-së dhe ndaj Republikës së Kosovës”, thuhet në kumtesë.

Më tutje Bashkësia Islame e Kosovës, ka përgëzuar “djemtë dhe vajzat tona që shërbejnë në FSK, si dhe strukturën drejtuese të saj për këtë arritje, e cila vlerësohet lart dhe na bënë krenarë për faktin se kemi arritur që nga një vend që kemi konsumuar siguri, tanimë veç kemi ngritur kapacitete që ofrojnë siguri për të tjerët”.

“Zoti i ruajt dhe i nderoftë ushtarët tanë”, përfundon deklarata. /Insajderi.com