Bashkësia ndërkombëtare kërkon dënimin e sulmuesve në Kuvendin e Maqedonisë

Bashkësia ndërkombëtare kërkon dënimin e sulmuesve në Kuvendin e Maqedonisë

SHBA, BE, NATO dhe OSBE kanë dënuar dhunën ndaj deputetëve duke kërkuar zbardhjen e rastit dhe dënimin e autorëve.

“Fuqishëm e dënojmë sulmin e organizuar ndaj Kuvendit më 27 prill…Sulmi ndaj një institucioni shtetëror, i cili paraqet zemrën e demokracisë, është sulme ndaj vetë demokracisë. Presim që këto vepra penale të hetohen në mënyrë sa më të shpejtë, organizatorët dhe autorët e sulmit të sillen para drejtësisë dhe gjyqësori të veprojë në mënyrë të pavarur. Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të mbeten të përmbajtur, shmangen provokimeve dhe të mbeten të qetë. Dhuna nuk është mënyra për përparimin e shtetit apo shoqërisë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të delegacioni i BE-së në Shkup, Ambasada amerikane, misioni i OSBE-së dhe zyra e NATO-s.

Ndërkohë, organet e rendit nuk kanë dhënë informacione rreth arrestimit apo numrit të dyshuarve për dhunën ndaj deputeteve gjatë ndërhyrjes së protestuesve dy ditë mirë në parlamentin e Maqedonisë.

Nga prokuroria publike në Shkup thonë se janë në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme për identifikimin e pjesëmarrësve në trazirat që ndodhen në institucionin ligjvënës, por deri në këtë moment nuk është bërë ende asnjë kualifikim të veprave të kryera nga pjesëmarrësit gjatë pushtimit të hapësirave të Kuvendit.

Në lidhje me numrin e personave të ndaluar, Prokuroria Publike nuk ka dhënë asnjë detaj siç kanë thënë për shkak të hetimeve të mëtejshme që po ndërmerren.

Zyra e Prokurorit Publik bën me dije se publiku do të njoftohet sapo të jenë krijuar kushtet dhe kur prokurorët publik kompetente të kenë vërtetuar faktet.

Ndryshe Ministra e Punëve të Brendshme e Maqedonisë thotë se mbetet në informacionet e kumtuara gjatë ditës së djeshme se janë arrestuar 8 persona të cilët kanë ushtruar dhunë në Parlamentin e Maqedonisë dhe I mbetet Prokurorisë

Nga ky dikaster edhe kundrejt insistimit të radios Evropa e lirë nuk kanë dashur të japin hollësi nëse zgjerohet rrethi I hetimeve të personave të përfshirë në ushtrimin e dhunës në parlamentin e Maqedonisë.

Një ditë pas dhunës së ushtruar nga ana e protestuesve, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i së bashku me Zijadin Selën e Aleancës për Shqiptarët ishin ndër më të dhunuarit fizikisht tha se protestuesit kishin për qëllim vrasjen e tij, por edhe të deputetëve tjerë.

Deputeti Muhamed Zekiri nga partia e Zaevit për radion Evropa e lirë thotë se mos arrestimi I atyre të cilët ushtuan dhunë ndaj deputeteve të shumicës parlamentare dëshmon se në tërë incidentin e dhunshëm janë të përfshirë zyrtarë të lartë të dikasterit të policisë.

“Policia dhe zyrtarë të ndryshëm brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedoninë kanë shfrytëzuar një numër të caktuar të protestuesve që me maska të sulmojnë deputetët dhe njëherësh të mbeten të pa ndëshkuar.

Pikërisht mendoj se kjo është shkaku kryesor se pse ende nuk janë arrestuar autorët kryesorë për atë incident të tmerrshëm që ndodhi në parlamentin e Maqedonisë dy ditë më parë.

Nuk duhet harruar se nuk duhet arrestuar vetëm protestuesit të cilët u futë me dhunë në parlament dhe për të cilat ka shumë incizime por duhet të arrestohen edhe ata zyrtarë të dikasterit të policisë të cilët nuk kanë reaguar për të parandaluar një gjë të tillë si dhe at të cilët kanë dhënë urdhër dhe kanë komanduar gjithë atë aksion” thotë Zekiri.

Uranija Piovska kryetare e Komitet të Helsinkit pë Radion Evropa e Lirë thotë se është shumë e lehtë të ndriçohet rasti i ushtrimi i dhunës i së enjtes në Parlamentin e Maqedonisë, sepse siç vlerëson ajo përgjegjësia për këtë akt vandalizmi qëndron tek sulmuesit, organizatorët e protestës.

Sidomos, thotë ajo, tek punonjësit e policisë që ishin të pranishëm si dhe tek eprorët e tyre sepse në bazë të Ligjit për Policinë, përgjegjësia qëndron tek Byroja për siguri publike, që menaxhohet nga Mitko Çavkov.

“E shqyrtojmë mundësinë që Komiteti I Helsinkit të ngrejë padi penale ndaj atyre që vlerësojmë se janë përgjegjës zhvillime e dhunshme në parlamentin e Maqedonisë . Autorët e krimit duhet të përgjigjen para drejtësisë dhe kjo duhet të ndodh sa më parë për të mos I hapu rrugë shfaqjes së veprimeve të dhunshme në të ardhmen” thotë Piroska