Bashkia e Vlorës zotohet se do të monitorojë qytetin me kamera për t’i ofruar siguri turistëve

Bashkia e Vlorës zotohet se do të monitorojë qytetin me kamera për t’i ofruar siguri turistëve

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, njoftoi të shtunën se janë duke punuar që të sigurojnë monitorimin e plotë të qytetit me kamera në mënyrë që turistët të ndjehen të sigurt gjatë pushimeve në bregdetin shqiptar, përcjell Insajderi.

Kryetari Leli, në një konferencë për medie gjatë inaugurimit të një hoteli në Vlorë, tha se janë në realizim të një projekti që ka të bëjë me ndryshimin e zonës së plazhit të vjetër.

Ai theksoi se porti i Vlorës do të shndërrohet në një marinë turistike.

“Ne kemi bërë një projekt të ri që do të ndryshojë tërësisht zonën e plazhit të vjetër. Porti i Vlorës do të shndërrohet në një port-marinë turistike sepse porti i mallrave do të zhvendoset. Unë jam i bindur që do të ketë sukses në këtë verë dhe në sezonin që do të fillojë sot. Ne jemi duke punuar për monitorimin me kamera për territorin e Bashkisë së Vlorës për të pësuar në monitorim të gjitha pjesët”, deklaroi Leli.

Ndërsa, sa i përket situatës me pandeminë, ai tha se ka përmirësim të gjendjes, e krejt kjo nga vaksinimi i popullatës./Insajderi.com