Bashkim Ramosaj flet pas ngritjes së aktakuzave ndaj dy zyrtarëve të “Hidrodrinit” për helimin në Deçan

Bashkim Ramosaj flet pas ngritjes së aktakuzave ndaj dy zyrtarëve të “Hidrodrinit” për helimin në Deçan

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Pejë kundër dy zyrtarëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit në Pejë “Hidrodrini”, lidhur me helmimin e qytetarëve të kësaj komunë që ndodhi në verën e vitit të kaluar.

Ramosaj ka përshëndetur këtë vendim, ndërsa ka kërkuar që rasti të hetohet deri në përundim të procedurave.

“Komuna e Deçanit mirëpret veprimet e ndërmarra nga prokuroria themelore në Pejë. Duke shpresuar që ky rast të merr trajtimin e duhur deri në përfundim të procedurave sipas ligjeve në fuqi”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.

Gjithashtu ka kërkuar që Komunës së Deçanit t’i jepet e drejta të ketë në menaxhim dhe të administroj me ujin e pijes në të gjithë territorin e kësaj komune.

Foto nga QKMF në Deçan ku po trajtoheshin pacientët e helmuar

Prokurori i rastit, Dorjan Juniku në një konferencë për media tha se zyrtarët e kompanisë së ujësjellësit “Hidrodrini”, akuzohen për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të Përgjithshëm”, dhe “Mosevitimi i rrezikut”.

“Ju njoftoj se pas një hetimi intensiv disa mujor në cështjen plenale e cila ka të bëjë me helmimet e mbi 1500 qytetarëve të komunës së Deçanit, kam ngritur në Gjykatën Themelore në Pejë dega në Deçan, aktakuzën ndaj dy zyrtarëve si personave përgjegjës kundër drejtorit të departamentit teknik për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të Përgjithshëm”, dhe kundër kimistet për veprën penale “Mosevitimi i rrezikut”, tha Juniku./Insajderi.com