Bashkimi Evropian: Bisedimet janë më se të nevojshme për ta parandaluar luftën në Ukrainë

Bashkimi Evropian: Bisedimet janë më se të nevojshme për ta parandaluar luftën në Ukrainë

Josep Borrel përfaqësues i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë ka deklaruar se çdo diskutim për situatën Rusi-Ukrainë është më se i nevojshëm.

Bashkimi Evropian ka shprehur përkrahjen e tyre për të caktuar një takim mes SHBA-së dhe Rusisë, raporton BBC, transmeton Shqip.com.

“Takimet në nivel të krerëve shtetërorë apo në nivel të ministrave të çfarëdolloj formati me qëllim për të parandaluar luftën – është më se i nevojshëm”, tha Borrell.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin

Takimi ishte inicuar nga presidenti i Francës, Emanuel Macron pas një bisede disa orëshe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin./Shqip.com