Bashkimi Evropian ndan sot çmimet për gazetari hulumtuese

Bashkimi Evropian ndan sot çmimet për gazetari hulumtuese

Bashkimi Evropian ndan sot çmimet për gazetari hulumtuese. Ngjarja do të ndodh sot (4 maj) në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës, në ora 18:00

Çmimi i BE-së për gazetarinë hulumtuese ka për qëllim promovimin e të arriturave të larta të gazetarëve hulumtues dhe përmirësimin e vizibilitetit të cilësisë së gazetarisë hulumtuese në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Çmimi është themeluar nga Komisioni Evropian duke ndjekur strategjinë e BE-së për Zgjerim e cila parasheh nevojë të fuqishme për të siguruar lirinë e shprehjes në media, për mbështetje të gazetarisë hulumtuese në monitorimin e proceseve reformuese, si dhe për të ruajtur momentin historik drejt anëtarësimit në BE./Insajderi.com