Bashkimi Evropian: Nuk do të ketë fillim të ri të dialogut, por vazhdimësi

Bashkimi Evropian: Nuk do të ketë fillim të ri të dialogut, por vazhdimësi

Sipas Bashkimit Evropian nuk do të ketë dialog të ri ndërmjet Kosovës e Serbisë, po vazhdimësi e këtij procesi.

Kështu ka thënë Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Petar Stano, transmeton Insajderi.

“Ky nuk është një dialog i vjetër, por një dialog i vazhdueshëm, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe në të cilin,” nënvizoi zëdhënësi i Përfaqësuesit të Lartë të BE Josep Borrell, duke shtuar se “të dy partnerët po shkojnë drejt një të ardhme evropiane”, tha ai për Beta.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “bisedimet me Serbinë nuk do të jenë vazhdimësi e dialogut të vjetër”.

Ai të martën do të takohet për herë të parë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Bisedimet do të ndërmjetësohen nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikë dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe përfaqësuesi i këtij Unioni për Dialogun, Miroslav Lajçak. /Insajderi.com