” Ne gjithmonë jemi përmbajtur nga komentimi mbi aktakuzat individuale dhe çështjet e vazhdueshme nga Zyra e Prokurorit të Specializuar”.
Kështu tha zëdhënësi i Bashkimit Evropian, peter Stano kur u pyet në konferencën e rregullt për konfirmimin e aktakuzave të Gjykatës Speciale ndaj Hasim Thaçit e Kadri Veselit.
Ai po ashtu tha se ““BE do të ketë reagime më konkrete më vonë, pasi të konsiderojë zhvillimin e mëtejshëm të situatës në Kosovë”.
Thaçi e Veseli sot do të transferohen në Hagë. Ata u paraqiten sot në zyret e misionit evorpian, EULEX, në vendin tonë. /Insajderi.com