Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, pret që pas certifikimit të rezultateve sa më shpejt të themelohen institucionet e vendit.
Szunyog e komplimentoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultatit zgjedhor ende pa u mbushur një muaj që nga data e votimeve.
“E vlerësoj që KQZ ishte në gjendje të certifikonte rezultatet e zgjedhjeve më pak se një muaj pas ditës së zgjedhjeve. Pres që institucionet e Kosovës (parlamenti, qeveria dhe presidenti) të themelohen së shpejti dhe të fillojnë të punojnë për të mirën e popullit të Kosovës”, ka shkruar ai.
Sipas rezultatit të certifikuar, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 58 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 19 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 deputetë dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8 deputetë.
Po ashut janë edhe 20 vende për minoritetet pakicë në Kosovë.
Për krijimin e Qeverisë duhen 61 vota, një ashtu edhe për presidentin – por për këtë të fundit 80 deputetë duhet të jenë në sallë gjatë kohës sa votohet presidenti i Kosovës. /Insajderi.com
Appreciate that @KQZKosova was able to certify election results less than one month after the election day. Expect Kosovo institutions (parliament, government and president) to be established soon and to start working for the benefit of Kosovo people. pic.twitter.com/EecLa1UVpf
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) March 13, 2021