Bashkohet vota “kundër” Sokol Bashotës

Bashkohet vota “kundër” Sokol Bashotës

Zenun Elezaj është i bindur se ka forcën e duhur për të rrëzuar Sokol Bashoten nga pushteti. Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka folur për Indeksonline ku ka konfirmuar se ka marrëveshje me LDK-në e Klinës për të shkuar bashkë në koalicion në garën e balotazhit.

“Kemi marrëveshje gojore me LDK-në e cila gjatë kësaj jave do të jetë edhe në letër. Por, LDK-ja nuk do të jetë e vetmja parti që do të na mbështetë. Është disponimi që të kemi përkrahjen e të gjitha partive për të fituar garën. Sokol Bashota është veq i mposhtur pasi në zgjedhje 65% e banorëve të Klinës i kanë thënë jo atij” ka thënë Elezaj.

Sa i përket vendimit për tu bashkuar në garën ndaj Bashotës, kandidati i AAK-së ka thënë se për këtë e ka miratimin edhe të kryesisë së lartë të partisë.

“Ne gjithmonë e kemo patur miratimin e partisë kur është marrë një vendim në nivel lokal. Edhe në këtë rast nuk do të kemi kundërshtim nga niveli qëndron” ka thënë Zenun Elezaj.