Basti i Gani Gecit me Haki Abazin: Unë kaloj në VV nëse…

Basti i Gani Gecit me Haki Abazin: Unë kaloj në VV nëse…

Teksa Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë në ngërc sa i përket bisedimeve për formimin e Qeverisë dhe nuk kanë paralajmëruar ndonjë takim të ri si përpjekje për të bërë marrëveshje, eksponentë të këtyre dy subjekteve po e shfrytëzojnë kohën për diçka tjetër.

Kështu anëtari i moçëm i LDK-së Gani Geci dhe zyrtari i lartë i VV-së Haki Abazi kanë vënë bast se a do të bëhet koalicioni edhe nëse LDK-së i plotësohet kushti i Kryeparlamentarit.

Duket se Haki Abazi ka dyshime të mëdha rreth këtij koalicioni sa është përfshirë në bast duke i thënë Gecit se koalicioni nuk do të ndodhë edhe nëse LDK e merr postin e Kryeparlamentarit.

E Geci është i sigurt se nëse VV e shkarkon Konjufcën për t’ia dhënë LDK-së Kryeparlamentarin atëherë koalicioni do të jetë punë e kryer.

Nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, atëherë Geci ka thënë se do të kalojë me gjithë familjen e tij në Vetëvendosje përfshirë edhe vajzën e tij deputete.