Bastiset shtëpia e deputetes Donika Kadaj-Bujupi, në kërkim edhe Albin Kurti

Bastiset shtëpia e deputetes Donika Kadaj-Bujupi, në kërkim edhe Albin Kurti

Para pak çastesh Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj – Bujupi.

Sipas informacioneve të Insajderi, bastisja ka ndodhë rreth orës 8 të mëngjesit. Gjatë bastisjen policia nuk e kanë gjetur në banesë deputeten.

Bëhet fjalë për rastin e deputetëve të Vetëvendosjes të cilët akuzohen për gjuajtjen e gazit lotsjellës kohë më parë në Kuvend.

Policia po e kërkon edhe deputetin tjetër të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Mirëpo, i njëjti nuk gjendet në banesën e tij tek “Parku i Qytetit” në Prishtinë.

Insajderi ka provuar të marrë përgjigje nga policia, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.