Bastiset shtëpia e Jakup Krasniqit edhe në Negrovc nga EULEX

Bastiset shtëpia e Jakup Krasniqit edhe në Negrovc nga EULEX

Njësitë e EULEX-it gjatë mëngjesit të sotëm, përveç shtëpisë së bastisur të Jakup Krasniqi në Prishtinë, ata kanë bastisur edhe shtëpinë e tij në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasit, njofton Insajderi.

Atje ka shkuar edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica që vie nga partia e Nisma Socialdemokrate, parti kjo ku Jakup Krasniqi mbanë postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar.

E për këto bastisje janë deklaruar edhe nga Gjykata Speciale. Nga atje kanë treguar se Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke kryer një operacion në Prishtinë.

Nga Dhomat e Specializuara thuhet se operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovës (EULEX). /Insajderi.com