Baton Haxhiu pasi nisi një debat me Komisionin e Pavarur për Media duke kundërshtuar vendimin e tyre me anë të të cilit ndalohen debatet zgjedhore në televizione, shfrytëzoi një debat mbi listat zgjedhore për të përçuar një mesazh tjetër, tepër politik.
Ishte duke mbyllur emisionin e tij kur papritmas duke “harruar” profesionin e tij dhe duke shkelur mbi neutralitetin vendosi të bëjë thirrje publike për deputeten Vjosa Osmanin nga radhët e LDK-së.
Fakti që Osmani një zë kritik brenda partisë së Isa Mustafës është vendosur në numrin 81 në listën pre 110 kandidatësh për deputetë nga radhët e koalicionit LDK-AKR, e ka bërë fort nervoz saqë në fund të emisionit u kërkoi shikuese të emisionit që të votojnë për të.
“Ky ishte takimi i sotëm, unë megjithatë publikisht them që duhet të solidarizohem me Vjosa Osmanin. Të gjithë ata të cilët dëshirojnë ta votojnë le ta votojnë numrin 81”, tha Haxhiu.
Ai më pas dha këtë arsyetim të thirrjes së tij”
“Aty duhet që ta zgjidhni atë femër e cila është një prej atyre që është shembull i pikës intelektuale për të gjithë, jo vetëm femrat por edhe meshkujt sesi duhet realisht të fitohet një betejë dhe si duhet të bëhet betejë intelektuale. Vjosa Omani 81”.
E reagimii të ftuarve ishte ky: