Gratë ashtu sic janë të përkushtuara të përkujdesen për familjen, dinë dhe munden të kontribuojnë edhe për shoqërinë, komunën dhe shtetin.
Prizrenin do ta bëjmë më të mirë, sepse do të angazhohemi të gjithë bashkë, burra e gra, pa dallim.
Barazia gjinore është njëra ndër vlerat themelore të zhvillimit demokratik të shoqërisë së Kosovës, prandaj edhe do të jetë synim i imi që të mënjanoj pengesat duke garantuar sjellje, pozitë, mundësi dhe përfitime të barabarta për të dy gjinitë në të gjitha sferat e jetës, ka thënë kandidati i LDK-së për komunën e Prizrenit dr. Hatim Baxhaku në takimin me gratë e FG të LDK-së, duke i falenderuar përzemërsisht për mbështetjen e madhe që ka marrë.