Fitorja e LDK-së dhe e imja do të jetë fitore e jona e përbashkët, do të jetë fitore e gjithë qytetarëve të Prizrenit, u ka thënë kandidati i LDK-së për të parin e Prizrenit, pjesëmarrësve të shumtë të lagjeve mbi Lumbardhë, në tubimin elektoral që është mbajtur mbrëmë.
“Ne do ta bëjmë kthesën e duhur, për ta ndryshuar nga qeverisja e sundimit, në qeverisje me qytetarët, gjithmonë në shërbim të tyre”, tha kandidati për Prizrenin Hatim Baxhaku.
Në tubim i pranishëm ishte edhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa me bashkëpunëtor.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Mustafa, ka bërë thirrje që të dalin masivisht në zgjedhje, sepse kanë kandidatin më të mirë dhe programin që garanton zhvillim e prosperitet për Prizrenin.
Mustafa tha se Hatim Baxhaku, ka kontribuar në luftë dhe në paqe, është veprimtar i devotshëm i LDK-së, burrë i mirë, i urtë dhe i fjalës, prandaj fitorja e tij do të jetë fitore e juaja dhe e Prizrenit.