
Njerëz të mirë të lagjeve ‘Kurilla’, ‘2 Korriku’ dhe ’11 Marsi’, me pjesmarrjen tuaj, entuziazmin dhe besimin në fitore, më dhuruat emocion e optimizëm se, ne së bashku do ta rikthejmë Komunën e Prizrenit në duart e qytetarëve.
Ju e meritoni një qeverisje demokratike, pa shantazhe, vjedhje e keqpërdorime. Qytetarët e Prizrenit meritojnë një qeveri komunale që punon për ta.
Ne do ta instalojmë kulturën e qeverisjes me duar të pastra, u ka thënë kandidati i LDK-së për të parin e Prizrenit dr. Hatim Baxhaku, simpatizantëve të shumtë të LDK-së së këtyre tri lagjeve të qytetit. Ai ka shtuar se ; ‘LDK është streha më e mirë në të cilën ndjehen sigurt dhe të barabartë qytetarët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Prizren, prandaj shpresoj në besimin e të gjithëve që do tua kthej me angazhim maksimal dhe punë të mira për të gjithë komunitetet.
Ju faleminderit për besimin dhe mbështetjen.
Zoti ju bekofte juve dhe familjet tuaja!
