Ortakolli, lagjja më e madhe në Prizren i ka dhënë mbështetje të fuqishme Hatim Baxhakut, kandidatit të LDK për të parin e Prizrenit.
Qindra njerëz i janë përgjigjur ftesës së tij, për ta dëgjuar platformën qeverisëse.
I entuziazmuar nga pritja, Baxhaku është shprehur se; ‘LDK-ja në Prizren po kthehet dhe po kthehet fuqishëm si n’kohën e Presidentit Rugova. Gara jonë nuk është garë vetëm për pushtet, është më shumë se kaq, është luftë mes së mirës dhe së keqës në Prizren. Me juve kështu tok e të bashkuar jam i sigurt se ‘luftën’ do ta fitojmë. E mira do të fiton. LDK do të rikthehet për ta çliruar Prizrenin nga bandat, grupet mafioze dhe ata që nuk qeverisen por sunduan’.
Aktivitetet elektorale Baxhaku i ka zhvilluar me takimet dorë më dorë në lagjen ‘Jeta e Re’, ndërsa mbrëmjen e ka ndarë për qindra të rinj prizrenase në party e organizuar nga ta.
Po ashtu ai në fshatrat, Zhur, Korishë dhe Medvec, është pritur me entuziazëm nga qindra banorë simpatizantë të LDK-së.
“Kështu të Lidhur e t’bashkuar do ta kthejmë LDK-në krye të Prizrenit. Prizrenin do t’ua kthejmë qytetarëve e unë do t’jem 24 orë në shërbim të nevojave e kërkesave të banorëve të komunës, pa dallim etnie, religjioni, gjuhe apo vendbanimi ku jeton”, është shprehur Baxhaku.