Baxhaku: Prizreni do të bëhet me Televizion publik dhe gazetë lokale

Baxhaku: Prizreni do të bëhet me Televizion publik dhe gazetë lokale

Kandidati për kryetar të Prizrenit, nga radhët e LDK-së, Hatim Baxhaku së bashku me bashkëpunëtorë, kanë vizituar ‘SHKA “AGIMI”.

Ai ka çmuar lartë punën, e cila mban mbi supe 70 vjet kultivim te trashëgimisë së çmueshme të vlerave te mirëfillta kulturore.

Baxhaku gjatë vizitës së tij, ka thënë se SHKA “Agimi” meriton gjithë vëmendjen e tyre dhe mbështetjen institucionale.

“Pushteti në ikje, ka abuzuar edhe me kulturën, duke e lënë në duar të njerëzve jo profesional e jo kompetent të fushës. Ne, do t’ia kthejmë Prizrenit epitetin e qendrës së vërtetë kulturore në Kosovë”, ka thënë kandidati i LDK për të parin e Prizrenit.

Ai gjate një vizite qe i ka bere SHKA ‘Agimi’ është shprehur se jo vetëm kultura do ta ketë mbështetjen e plotë gjatë mandatit te tij, por edhe do te shikohet mundësia që Prizreni të bëhet me një Televizion publik dhe një gazete lokale.