Kandidati i LDK-së Hatim Baxhaku ka vazhduar takimet me qytetarë e komunës së Prizrenit.
Në rajonin e Hasit, fshatin Gjonaj, dhe në lagjen Arbana, ai ka marrë mbështetje të madhe nga të pranishmit që në numër të madh ishin mbledhur, për të dëgjuar nga ai, platformë e tij qeverisëse për Prizrenin, në katër vitet e ardhëshme.
“Do ta largojmë nga Prizreni ndikimin e klanit Pronto dhe bashkë me juve do ta rikthejmë komunën në duart tona, në duar të prizrenasve të mirë, të urtë e punëtor, andaj bashkohuni me mua se fitorja ime do të jetë fitore e gjithë qytetarëve prizrenas, pa dallim etnie, gjuhe, feje e ngjyrimi politikë”, u ka thënë Baxhaku të pranishmëve.
Ai, gjithashtu, ka vazhduar edhe takimet me qytetar, dorë më dorë, derë më derë.