Bazaj akuzon udhëheqësit e PDK-së që nuk fitoi në Drenas: Kurrë më nuk do të jem pjesë e saj

Bazaj akuzon udhëheqësit e PDK-së që nuk fitoi në Drenas: Kurrë më nuk do të jem pjesë e saj

 

Naim Bazaj nuk ka mundur të jetë në krye të degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Drenas. Pas kësaj humbje Bazaj thotë se ai nuk do të jetë kurrë më pjesë e PDK-së.

“Kurrë më nuk do të jem pjesë e PDK-së”, ka thënë Bazaj për KTV-në.

Bazaj i cili kishte marr vetëm 76 vota, ka akuzuar udhëheqësit e partisë, duke thënë se ata janë përzier në zgjedhjet e brendshme të PDK-së në Drenas.

“ Njerëzit kryesor të partisë i kanë futur duart në këto zgjedhje. Të gjithë ata, 80 anëtar që më kanë votuar do të largohemi nga partia”, ka thënë Bazaj.

Në krye të degës së PDK-së në Drenas është zgjidhur Sejdi Hoxha, i cili mban postin e Drejtorit të Telekomit të Kosovës.