Bazaj përplaset me Lladrovcin: Jep përsëri dorëheqje nga PDK-ja

Bazaj përplaset me Lladrovcin: Jep përsëri dorëheqje nga PDK-ja

Kryesuesi i Asamblesë Komunale të Drenasit, Naim Bazaj që ishte tërhequr në momentin e fundit nga gara për kryetar të Drenasit duke tradhtuar elektoratin e vet që e kishte thirrur për ta përkrahur si kandidat i pavarur por që hyri në sallë me kryetarin Kadri Veseli,  i ka rënë përsëri pishman.

Ai në mbledhjen e mbajtur në fund të muajit të kaluar në Drenas,  ka pasur edhe një përplasje me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin, të cilin e kishte mbështetur në zgjedhjet e dhjetorit.

NAIM BAZAJ I THËRRET NË TUBIM SI KANDIDAT I PAVARUR, PARAQITET…

NAIM BAZAJ I THËRRET NË TUBIM SI KANDIDAT I PAVARUR, PARAQITET ME KADRI VESELIN (VIDEO)http://bit.ly/2fAHEoW

Posted by Insajderi on Thursday, 17 November 2016

Përplasja ka ndodhur gjatë seancës së Asamblesë së Komunës së Drenasit, kur Bazaj si kryesues i kërkon Ramiz Lladrovcit që të mos përzihet në punët e Asamblesë.

Naim Bazaj – I arrestuari për armatim që krahasoi Kadri Veselin me Rankoviqin

“Ja po e drejtoj unë ja po e nalim krejt”, thotë në një moment Bazaj.

Bazaj që para zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Drenas kishte dalë nga PDK-ja pasi partia nuk e kandidoi për kryetar duke dalë si kandidat i pavarur, ishte rikthyer në PDK, duke thënë se “nuk dëshiron që të përçahet partia e as njerëzit”.

Por pesë muaj pas, i ka rënë pishman, dhe ka dhënë dorëheqje nga PDK-ja.

Naim Bazaj tradhton elektoratin: I thërret në tubim si kandidat i pavarur, paraqitet me Kadri Veselin

“Nuk do të jem pjesë e grupit të PDK-së, zyrtarisht nga ky moment nuk do të jem pjesë e grupit parlamentar të PDK-së”, thotë Bazaj gjatë seancës.

Ai është përplasur keq edhe me shefin e grupit të asamblistëve të PDK-së në Drenas, Idriz Hyseni të cilit ia bënë të qartë se më nuk është pjesë e grupit parlamentar të PDK-së në Drenas./Insajderi.com

Naim Bazaj i bënë konak PDK-së në fushatë për Ramiz Lladrovcin