
Mijëra protestues të rinj janë kanë dal natën në rrugët qytetit të Beogradit dhe nëpër qytete tjera të mëdha në Serbi.
Ata akuzojnë kryeministrin, Aleksandar Vuçiq i cili është duke pretenduar të instaloj një diktaturë në vendin e tij.
Ai së fundi fitoj zgjedhjet e presidenciale me 50 për qind të votave, mirëpo kjo nuk ka qenë e mirë se ardhur për shumicën e popullatës në Serbi, thuhet një deklaratë të Radio BBC.
Gazetarja e BBC-së, Aleksandra Niksiq ka përcjellë protestat nga afër që janë duke u bërë kundër zgjedhjes së tij si president.
Ajo ka thënë se “protestuesit e rinj që shumica janë student që janë duke ndjekur hapat e prindërve të tyre. Prindërit e tyre në të kaluarën ata kanë protestuar kundër Sllobodan Millosheviqit.
“Ndërsa sot pas rënies së regjimit të tij, pasardhësi i tij, Aleksandar Vuqiç është duke vepruar thuajse në mënyrën e njëjtë si ai, Sllobodan Millosheviq dhe të rinjtë serbë këtë nuk janë duke e pranuar”.
“Studentët sot kanë dalë në rrugë të protestojnë kundër Aleksandar Vuqiç, ashtu siç protestuan prindërit e tyre kundër Sllobodan Millosheviqit”, ka rrëfyer gazetarja e BBC.
Aleksandar Vuqiç fitoj zgjedhjet presidenciale në Serbi të cilat u mbajtën me 2 prill. /Insajderi.com