“Të paktën 10 oficerë policie janë arrestuar në Kosovë gjatë një operacioni në shkallë të gjerë për të mbyllur kazinotë e paligjshme”
Kështu e ka filluar artikullin, Gazeta prestigjioze, BBC, për aksionin policor të mbrëmjes së të premtes në Karaçevë, njofton Insajderi.
Ky ishte operacioni më i madh i këtij lloji që ka ndodhur ndonjëherë dhe është dashur një vit hetim mbi zonën ku po zhvillohej krimi i organizuar, ka raportuar mediumi.
BBC, në këtë artikull thotë që janë arrestuar të paktën 10 oficerë policorë në fshatin i cili është në kufij me Serbinë.
Në artikull citohet, kryeprokurori i Gjilanit, Jetish Maloku, i cili ka mbajtur një konferencë për media për të dhënë më shumë detaje rreth aksionit.
Transmetuesi i njohur ndërkombëtarisht ka treguar që Qeveria Haradinaj kishte mbyllur kazionot, në këtë artikull citohet edhe një postim në Facebook i ish-kryeminisrtit i cili kishte thënë se “Ne nuk do të lejojmë që këto vende të jenë arena të krimit që marrin jetën e njerëzve”./Insajderi.com