Media e shquar globale, BBC, ka raportuar për dorëheqjen e Hashim Thaçit nga pozita e presidentit.
BBC raporton se Thaçi dha dorëheqje nga pozita që kishte për shkak të konfirmimit të aktakuzës kundër tij.
Më tutje në artikull tregohet edhe për bastisjen në shtëpinë e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit, nga EULEX, transmeton Insajderi.
“Dhomat e Specializuara të Kosovës (KSK) në Hagë po hetojnë pretendimet se ish-udhëheqësit e UÇK-së kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në fund të viteve 1990. Akuzat e ngritura kundër z. Thaçi nga prokurori special në Hagë iu kaluan një gjykatësi të KSC në fillim të këtij viti përpara një padie të mundshme”, thuhet ndër tjerash në artikull.
Po ashtu theksohet deklarata e Thaçit qe po jepë dorëheqje për t’u mbrojtur integriteti i shtetit. /Insajderi.com