BBC shkruan për Saranda Bogujevcin

BBC shkruan për Saranda Bogujevcin

Media Botërore BBC, ka shkruar për të mbijetuarën e luftës së fundit në Kosovë, tashmë nënkryetare e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, përcjell Insajderi.

Në një intervistë për BBC-në në gjuhën serbe, ajo ka folur për rrugëtimin e saj të jetës në 22 vitet e mëparshme – nga Podujeva, përmes mbërritjes së saj në Beograd, në gjyqin e vrasësve, e deri në hyrjen në politikën e Kosovës.

Saranda Bogujevci ishte njëra nga pesë fëmijët e mbijetuar të masakrës që ndodhi në oborrin e shtëpisë së saj në Podujevë.

Ajo ishte vetëm 14 vjeçare kur shpëtoi për mrekulli nga aksioni i forcave serbe, ndërsa tashme është një ndër njerëzit kryesore në politiken e Kosovës, shkruan BBC.

“Në fund të marsit 1999, katërmbëdhjetë vjeçar-ja Saranda Bogujevci shpëtoi për mrekulli nga vdekja e sigurt në oborrin e shtëpisë së saj në Podujevë. Ajo as nuk mund të ëndërronte se 22 vjet më vonë ajo do të ishte ndër njerëzit kryesorë në politikën e Kosovës”, thuhet më tej në tekst.

Në aksionin e formacionit paramilitar serb ‘Scorpions’, 14 gra dhe fëmijë mbetën të vrarë, ndërsa pesë fëmijë i mbijetuan masakrës, megjithëse ata u plagosën rëndë.

Anëtarët e Akrepave u dënuan me 15 deri në 20 vjet burg për krime në Beograd shkruan kjo media. /Insajderi.com