BE dënon dhunën në protestën në Tiranë: Të përfshirët duhet të garantojnë sigurinë e të pranishmëve

BE dënon dhunën në protestën në Tiranë: Të përfshirët duhet të garantojnë sigurinë e të pranishmëve

Delegacioni i Bashkimit Evropian ka dënuar aktet e dhunës në protestën që po mbahet në Tiranë para selisë së Partisë Demokratike, përcjell Insajderi.com.

Përmes një reagimi, BE ka deklaruar se të gjithë të përfshirët duhet të garantojnë sigurinë e të gjithë njerëzve të pranishëm.

“Të gjithë të përfshirët kanë përgjegjësinë të sigurojnë që demonstratat të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe paqësore dhe të garantojnë sigurinë e të gjithë njerëzve të pranishëm. Rruga e integrimit të Shqipërisë në BE ka nevojë për një opozitë solide që kontribuon në axhendën e reformave të vendit, duke iu përgjigjur aspiratës së popullit shqiptar, shumica dërrmuese e të cilit dëshiron ta shohë Shqipërinë në BE”, thuhet në reagim.

Ndërkaq, teksa protesta po vazhdon, mbështetësit e Sali Berishës po tentojnë që të thyejnë derën e hekurt të Partisë Demokratike./Insajderi.com