
Dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë do të zhvillohet pasi të formohet Qeveria e re në Kosovë.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.
“Ne nuk po vendosim afate artificiale, puna për dialogun vazhdon, takimet duhet të rinisin kur qeveria e re në Kosovë të jetë në pushtet”, tha ai për Klan Kosova.
Bashkimi Evropian për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, ka emëruar emisar special i cili është Miroslav Lajçak.
Janë zhvilluar disa takime në nivel të lartë, por nuk është arritur ndonjë marrëveshje. /Insajderi.com