BE heq kufizimet e udhëtimit për 3 vende të Ballkanit Perëndimor

BE heq kufizimet e udhëtimit për 3 vende të Ballkanit Perëndimor

Tri vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, hynë në listën e tetë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të cilat është rënë dakord të mërkurën që t’u hiqën kufizimet e lëvizjes së qytetarëve, transmeton Insajderi.

Përveç tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, në listë janë edhe Shtetet e Bashkuara, Hong Kongu, Makao, Arabia Saudite dhe Tajvani, raporton REL.

Siç njoftohet, për të siguruar statusin e një vendi të sigurt, një shtet duhet të regjistrojë maksimum 75 raste pozitive me COVID-19 për 100 mijë banorë në 14 ditët e fundit.

Gjatë muajit maj, Këshilli Evropian ka hequr zyrtarisht kufizimet në udhëtime për shtetasit e vendeve të treta, ku përfshihen edhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor, të cilët janë vaksinuar me të gjitha dozat e kërkuara të vaksinës anti-COVID. /Insajderi.com