BE i ndan 160 milion euro Maqedonisë së Veriut për luftimin e pandemisë COVID-19

BE i ndan 160 milion euro Maqedonisë së Veriut për luftimin e pandemisë COVID-19

Sot, Komisioni, në emër të BE-së, ka miratuar Memorandumin për Mirëkuptim (MpM) për programet e ndihmës makro-financiare (NMF) me tetë partnerë. Marrëveshjet janë pjesë e Pakos për NMF, me vlerë prej 3 miliardë euro për dhjetë vende të cilat janë në proces të zgjerimit dhe vende nga fqinjësia , me synim tu dilet në ndihmë të kufizojnë kolapsin ekonomik nga pandemia
me korona virusin.

Zbatimi i vazhdueshëm dhe i shpejtë i këtyre programeve është indikator i rëndësishëm i solidaritetit të BE-së me këto shtete në kohë të një krize me përmasa të papara më parë. Memorandumet për Mirëkuptim tashmë janë dakordësuar me Shqipërinë, Gjeorgjinë, Jordaninë, Kosovën, Moldavinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainën.

Këto dokumente gjithashtu janë nënshkruar zyrtarisht me katër prej tyre: Kosovën, Moldavinë, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainën. Bisedimet për MpM-të me dy vendet e tjera – Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Tunizinë – janë duke u zhvilluar.

“Për Maqedoninë e Veriut, kushtet për politikat për programin e tyre për NMF-në, në vlerë prej 160 milion euro, kanë të bëjnë me përforcimin e menaxhimit fiskal dhe transparencën, luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e supervizionit të sektorit financiar, përmirësimin e mjedisit afarist dhe ballafaqim me papunësinë tek të rinjtë”, thonë nga zyra e Bashkimit Evropian në Shkup. /Insajderi.com/